Faqja Kryesore | Humor | Foto | Faqe E Re | Contaktet

Humor


Mire se erdhet ne faqen e humorit

Fjalor Shqip - Turqisht



Analfabet---------------------derdimen legen

Bllok shenimesh--------------hesap defter

Celular------------------------muhabet hava

CD-----------------------------aheng tepsi

CD Rom-----------------------hesap tepsi

Doganier----------------------Shejtan hesap

Disko--------------------------Gjullurdi bodrum

Frigorifer----------------------Kallkan dollap

film erotik---------------------sevda sehir

Gjarper------------------------Llahtar ushkur

Leternjoftim(Pasaporte)-----Surrat tapi

Lavatriçe----------------------Gjullurdi kazan

Kondom-----------------------shyqyr llastik (sagllam llastik)

mbremje festive-------------aksham aheng

Mesues------------------------Llafazan hajvan

Menu--------------------------defter aksham pilaf sallam

Nxenes------------------------Medrese qyqar

Plazh--------------------------Maskarallek dynja

Profesor----------------------Medrese delenxhi

penallti-----------------------serbez hyxhym

Proletare te gjitha vendeve bashkohuni-----bytyn dynja hyxhym milet

rroba banjo------------------jazek kostum (edepsez kostum)

Rrobalarese------------------Bulldum kazan

Radio-------------------------Aheng dallap

Regjister notash-------------Menxyre defter

Raki---------------------------U deme shyqyr

shesh lufte-------------------kasaphane mejdan

sherbim 24-oresh-----------24-sahat hyzmet

Shtepi publike---------------Han birinxhi maskarallek qamet

TV----------------------------Kallaballak sehir

Tubim(Miting)---------------Gjullurdi milet

Telefon-----------------------Muhabet gajtan

tregti mallrash te vjedhura--arnaut pazar

Veterinar---------------------hajvan doktor

Varrezat----------------------parking rahmetli

budall ----------------- sagllam ahmak

katunar --------------- insan byrek

pite me mish --------- Dönner ül kebab

Sekretaria telefonike----------hazer xhevap

Kopshti zoologjik--------------hajvan bashqe

Kupa Botrore------------------gjygym dynja

Roboti--------------------------teneqe insan

Bilete kthyese-------------------pishman billet

forum---------------Arnaut Llafazan Mejdan

Autostrada-------------Hyxhym xhade

Truproja-------Azgan dajak

Impotenca-----Saber selamet, se devri qamet

Printer----------hazer defter

Tabut ---------- xhenet Taxi

nevojtorja ---------- berbat kolib

vetesherbimi ----------- filhall vet hyzmet

kufiri -------------- megje me tela

pasaporta---------- tefter per ryshfet

doganierit --------- lyps me vertetim

Cooller ------------ Gazuz insane

Bush ------------ tollusum sherif

Sharon ----------- arkash Hitlerin

Tian-Pin----------- azgan vietnam-pasha

Saddam-----------gjynah vezir

Taxi ------------- jallah-shofer

Forumit ------------ zahmet muhabet

Agregatit ------------ koftor zahmet

Bitch ------------ mahall sefa

Kuller ------------ takllagjyn shmeker
Tabutit______________Gjenet taksi

Nje qasje me se optimiste
Viti 2020 ne valet e Radio Presheves



Vendoset selia e BE-se ne Qipro, Radio Presheva merr çmimin e pare per profesionalizem e paanshmeri.Lesnes i zbritet tatimi, dekorohen oficeret e policise multietnike.Paralajmerhoet proteste e antiglobalizuesve,renovohet autostrada Presheve-Gjilan, edhe me tutje Bukuroca ne krye te liges se bejzbollit …





Degjues te nderuar, miredita…. ora 14.00…po japim lajmet…

Sot eshte vendosur qendra e Bashkimit European ne Qipro dhe ne parlament European eshte aprovuar amandamenti per sigurim social me kerkese te deputeteve te Bjellorusise…

Keshtu ka filluar edicioni i lajmeve i Radio Presheves ne kete dite te hene, 29 dhjetor te vitit 2020.

Lajmet kane vazhduar me informacionin rreth shperblimit per profesionalizem dhe paanshmeri, Radio Presheves; e cila siç eshte e njohur para dy vitesh eshte transformuar ne medium publik.

Informacionet lokale kane vazhduar me raportin e mbledhjes se fundit te kuvendit komunal te Presheves, ku eshte debatuar rreth mundesise qe firmes Lesna nga Sllovenia t’i zbritet tatimi komunal.

Radio Presheva ka njoftuar poashtu se te marten, regjionin pritet ta vizitoj ministri i mbrendshem i Bashkimit European, i cili do te dekoroj oficeret e policise multietnike per misionin e tyre te suksesshem ne Dijarbakir.

eshte njoftuar poashtu se me rastin e konferences nderkombetare te ministrave te financave te shteteve te Organizates Boterore te Tregtise e cila do te mbahet ne Kumanove, te premten me 2 janar, ne fshatin Rahovice, do te mbahet protesta e anti-globalizuesve.




Ne emisionin per ekonomi dhe biznes, eshte theksuar se viti 2020 ka qene nje sukses ne fushen e investimeve lokale.Gjate ketij viti u investua ne shumicen e fabrikave te komunes se Bujanoces, ka njoftuar Radio-ja komunale.Ne baze te te dhenave te komisionit per zhvillim ekonomik, fshatrat Breznice dhe Rakoc jane fshtarat me te zhvilluara ne tere regjionin.

Ne anen tjeter, Radio-ja ka njoftuar se me rastin e mbajtjes se Lojerave Olimpike ne Prishtine, fale ndihmes financiare te Malit te zi, do te renovohet autostrada Gjilan-Presheve.

Gjithashtu eshte njoftuar se ngjarja me e rendesishme e ketij vitit u vleresua 28 nentori, Dita e Flamurit.Ky manifestim i organizuar ne Bujanoc siç dihet kishte permbledhur te gjithe lideret shqiptar te regjionit.

Per fund, Radio-ja ka njoftuar opinionin me emerimet e disa qytetareve tane ne perfaqesite e larta te organizateve te ndryshme.

Keshtuqe, drejtues te rinj te UNDP-es ne Irlande, te CHF-it ne Johanesbourgh; te OSBE-se ne Minsk dhe te EUMM-it ne Liban jane nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Radio-ja ka bere te ditur poashtu se nen organizim te Qendres Kulturore,me 3 janar, ne Bujanoc, do te qendroj grupi Las Ketchup.

Nderkaq, ne rubriken sportive, u njoftuan rezultatet e fundit te liges regjionale te bejzbollit, te cilen edhe me tutje e kryeson Bukuroca.

Emisionin e paradites, Radio Presheva e ka permbyllur me te dhenat e fundit rreth “luftes” ne mes konkurenteve te "Fast-Food" restoranteve.Siç dihet; ka disa jave kur McDonalds (Big Mac) i Presheves dhe konkurenca tjeter Burger King (Doubble Whopper) i Lipkoves kane filluar nje lufte mediale ne mes veti.

…Degjues te nderuar, emisioni i ardhshem informativ i Radio-se do te jete ne ora 14.30, … deri atehere, degjim te kendshem… !








Pse eshte me mire te jesh mashkull?



1. Bisedat telefonike zgjasin vetem 30 sekonda

2. Neper filma vetem femra shfaqet nudo

3. Per nje pushim 5 ditor te duhet vetem nje kofer

4. Radha para WC meshkujve eshte me e shkurte

5. Kur nderron kanalet ne TV nuk ndalesh aty ku dikush qan

6. Mbiemri te mbetet i njejte tere jeten

7. Nuk merr çante me veti me gjesende palidhje

8. Ne hotel mund ta lesh krevatin te paregulluar

9. Nuk ke obligim ta pastrosh WC

10. Mund te besh dush dhe te pregaditesh per 10 minuta

11. Mund te behesh kryetare

12. Tri pale kepuce jane me shume se teper

13. Mund ta heqesh maicen veres kur eshte vape e madhe

14. Automekaniket te thone te verteten

15. Gjithçka ne fytyre mbetet me ngjyre origjinale

16. Mund te ulesh me kembe te hapur pa marre parasysh se çka ke veshur

17. Mund te shkosh te nje shok pa ndonje dhurate

18. Telekomanda e Tv eshte vetem e jotja

19. Mundesh me ore te tera me nje shok te shikosh TV, pa biseduar, pa menduar “Ndoshta eshte nervoz me mua?”

20. Nuk e ke patjeter te rruhesh

21. Kur bisedon me ndonje, nuk do ti hape syte ne gjoks

22. Di shume menyra per ta hapur birren

23. Shoket nuk te flasin shume per ate se ke shtuar peshe apo jo

24. Askush nuk te veren se je 35 vjeç dhe je pa martuar

25. Kur dikush kritikon punen tende, nuk duhet te merakosesh se te urrejne

26. E tere garazha eshte e jotja

27. Mund te thuash çka te duash, dhe mos te merakosesh se çka po mendojne per ty

28. Nuk merakosesh fort per ndenjat e te tjereve




Fjalet e fundit te....
- kompjuterit: „ jeni te sigurt? (po/jo)"

- birit te kryetarit: „perse eshte kjo susta e kuqe ketu"

- te nje polici: „gjasht gjuajtje, ky nuk ka me municion"

- kryetarit te komunes se Hiroshimes: „çka eshte ky zjarr ketu?"

-te nje virgjereshe: "Oooh, jo, ohh"

-te nje shoferi: "ne qofte se ky derr nuk i ndez dritat edhe une nuk i ndezi"

-te nje Motoçiklisti: "O, Zot, rruga qenka e ngrire"

-te nje Shkencatari: "Pra, e provojme edhe nje here"

-te nje Biologisti: "Kete gjarper e njohe, nuk eshte helmues"

-te nje Detektivi: "Po, e zgjidha problemin, ju qenkeni Vrasesi"

-te nje Piloti: "Ku qenka Kopiloti im?"

-te nje Studenti: "Po shkoj ne menze, apo vjen edhe ti?"

-te nje mesuesi: "Idiot, jashte.."

-te nje te verberi: "E pash kur erdhi"

-te nje postieri: "çup, çup, te vendi"

-te nje gruaje ne auto: "Djathtas eshte e lire, mund te kalosh"

-te nje mishshitesi: "Ti atje, gjuaje thiken ketu"

-te nje turisti shqiptare ne gjermani: "Kuku, nuk kam te holla"

-te nje hajduti: "I varra shkallet"

-te Jezusit: "Edhe nje baski se rreshita"

-te nje Inxhinjeri: "Me ra diçka ne mend..."

-te arsimtarit te edukatez fizike: "Te gjitha shigjetat te une"

-te nje Austronauti: "Jo, jo kam ajer per 30 minuta nuk me duhet me shume"

-te nje Kimisti: "Ky perpunim nuk eshte eksploziv"

-te nje ushtari me bombe ne dore: "Deri sa tha, komandant te numeroj?"

-te nje Kopiloti: "çka mendon, kisha harruar ta mbushi kerozin"

-te nje Kompjuteri: "Syntax error, File not found"

-te nje stjuardese: "çka te bej me driten e kuqe qe ndizet ketu?"

-te Shumacherit: "Kete lakese e kaloj me 260km/h"

-te Hakinenit: "A thua a e di Tekniku, se kam marrdhenje me gruan e tij"

-te Hashim Thaçit: "...dhe ne qofte se zgjidhem, ju premtoj se..."

-te Ibrahim Rugoves: " ...ketu ja jap Besen se..."

-te nje treguesi te barcoletave: "Ishte qesharake?"

-te Armend Rexhepagiqit: "Ti je e bukur, sharmante..."








Mbyllja gojen...
Ti kur ishe si femije ta ka lidhur nena nje mish ne qafe qe se paku qeni te luaj me ty.

A deshiron ta dish se çysh i bene njeriu femijet te semure? Pyete babain tend.

Cili eshte ndryshimi i xhungles dhe kepucave tua? Ne xhungel jetojn majmunat kurse ne kepucat tua ....

çdo te behesh nese arrin te rritesh.

çudi, si mund te semuresh nga epilepsia pa patur tru.

tani mesuam pse disa kafshe i hane femijet e tyre.

besoj se çdo dite te rrahin nga 70 njerez, prandaj ke kete pamje.

jam shume i impresionuar, eshte hera e pare qe shoh nje tru kaq te vogel ne nje koke kaq te madhe.

fol nese ke per te thene ndonje barcolete, ndryshe mbylle gojen.

Ai eshte aq i shkurter saqe kur bie shi e mer vesh i fundit.

beji tjeret te lumtur, shiko punen tende.

Njerezit jetojne dhe mesojne, ndersa ti vetem jeton.

Ti je e bukur si nje piktur, mezi pres te te var diku.

ajo eshte e para qe ka lindur ne familjen e saj pa bisht.

ata qe te thane te jeshe vetvetja, te kane dhene nje keshille shume te keqe.

eshte nje kohe e shkelqyshme qe ti te zhdukesh.







www.ylli-d.8m.net

kulleri_ylli@hotmail.com